Foto nga CFP
Autoritetet tregtare të rajonit të deltës së lumit Yangtze nënshkruan të martën një marrëveshje bashkëpunimi në Pekin, e cila synon të avancojë integrimin e tregut rajonal dhe të lehtësojë ndërtimin e një tregu të unifikuar kombëtar, citon “Xinhua” Ministrinë e Tregtisë.
Autoritetet e tregtisë në Shangai, Jiangsu, Zhejiang dhe Anhui do të thellojnë bashkëpunimin në gjashtë aspekte, duke përfshirë promovimin e rregullave dhe sistemeve të tregut të përbashkët dhe ndarjen e sistemeve të logjistikës tregtare, ndër të tjera, sipas marrëveshjes.
Autoritetet gjithashtu do të forcojnë shkëmbimet e informacionit dhe do të krijojnë një mekanizëm për shkëmbimin e të dhënave.
Masa do të ndihmojë në përshpejtimin e krijimit të një mjedisi biznesi më të qëndrueshëm, të drejtë, transparent dhe të parashikueshëm dhe do të lehtësojë ndërtimin e një tregu të madh të unifikuar në të gjithë vendin, tha ministria. (Elona)