Prodhimi i makinave në Kinë, shitjet shënojnë rritje të qëndrueshme
2023-09-06 10:17:31

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Prodhimi dhe shitjet e makinave në Kinë u rritën përkatësisht 7,4 për qind dhe 7,9 për qind nga viti në vit, në shtatë muajt e parë të këtij viti, duke shënuar rritje të qëndrueshme, bën të ditur “Xinhua”.

Në një konferencë për shtyp, Wang Weiming, zyrtar i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit (MIIT), tha se Kina po përpiqet të rrisë shitjet e saj vjetore të automobilave me 3 për qind në 27 milionë këtë vit.

Wang shtoi se është e nevojshme të forcohet koordinimi i departamenteve dhe të krijohet sinergjia e politikave për të stabilizuar dhe zgjeruar konsumin e automjeteve me energji të re dhe automjeteve me benzinë.

Megjithatë, sfidat e rritjes vazhdojnë në industrinë e automjeteve, me pasiguritë globale në rritje. Autoritetet industriale të Kinës zbuluan të shtunën një plan për të ruajtur rritjen e qëndrueshme të industrisë së makinerive të vendit në periudhën 2023-2024.

Plani, i publikuar së bashku nga MIIT dhe gjashtë departamente të tjera qeveritare, fokusohet kryesisht në 11 sektorë, duke përfshirë pjesët e makinerive, makineritë bujqësore dhe ato të ndërtimit.

Kina pret që të ardhurat operative të industrisë të arrijnë në 8.1 trilionë juanë (rreth 1.13 trilionë dollarë amerikanë) deri në vitin 2024, sipas planit. (Elona)