Ajri toksik nga zjarri në Maui do të ndikojë në shëndet për vite me radhë
2023-09-06 10:41:05

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Javë pasi një zjarr shkatërrues shpërtheu në qytetin Lahaina në Maui, ajri toksik që la pas paraqet një kërcënim të madh për shëndetin e banorëve vendas, raportoi “CBS News” të martën, citon “China Daily”.

“Tymi i zjarreve dihet se shkakton një sërë problemesh shëndetësore, veçanërisht problemet e frymëmarrjes. Por kur digjen qytetet, flakët djegin gjithashtu sende industriale, ndërtesa, makina dhe një mori gjërash të tjera që mund të çlirojnë kimikate toksike”,- thuhet në raportim.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, hiri nga zjarri mund të irritojë sytë, hundën, lëkurën dhe pjesë të tjera të trupit. Fëmijët dhe ata me astmë, sëmundje pulmonare obstruktive kronike ose sëmundje të zemrës janë veçanërisht të prekshëm. (Elona)