Djegia e kuranit në protestë, policia suedeze prangosi dy persona e ndaloi shumë të tjerë
2023-09-05 11:57:22

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Policia suedeze prangosi dy persona dhe ndaloi rreth 10 të tjerë, pas trazirave të dhunshme që shpërthyen në një protestë ku u dogj kurani, njoftuar autoritetet.

Protestat e organizuara nga refugjati irakian Salwan Momika, për të djegur kuranin, kanë nxitur zemërim të madh në Lindje të Mesme, shkruan “Panorama”.

Protesta e të dielës u mbajt në një shesh në jug të qytetit Malmo, zonë në të cilën ka shumë emigrantë.

Sipas transmetuesit publik suedez “SVT”, rreth 200 persona janë mbledhur për ta parë Momikën. Përmes një sërë protestash, ai ka nxitur zemërim dhe ka rritur tensionet mes Suedisë dhe shteteve të Lindjes së Mesme.

Qeveria e Suedisë i ka dënuar djegiet e Kuranit, mirëpo, sipas saj, Kushtetuta e shtetit mbron lirinë e shprehjes.

Në mes të gushtit, Inteligjenca suedeze rriti alarmin për terrorizëm, duke thënë se Suedia është bërë nga shënjestër e sulmeve terroriste në shënjestër me prioritet.

Po ashtu, Suedia ka shtuar dhe kontrollet kufitare, ndërsa ligjvënësit kanë nisur të diskutojnë për rrugë ligjore që mund t’i ndalojnë protestat ku përfshihet djegia e disa teksteve specifike. (Fatosi)