Foto nga CFP
Të martën, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi mbledhjes së 10-të të ministrave të drejtësisë të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh).
Xi Jinping-u u shpreh në mesazhin e tij se, pas fillimit të mekanizmit të mbledhjes së ministrave të drejtësisë të OBSh-së në vitin 2013, vendet e ndryshme anëtare e kanë përkrahur njëra-tjetrën dhe kanë zhvilluar bashkëpunim e shkëmbime në fushën e shërbimeve juridike. Ky mekanizëm ka luajtur një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e sistemit ndërkombëtar me OKB-në në thelb dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në ligjin ndërkombëtar.
Presidenti Xi theksoi në vijim se Kina i kushton shumë rëndësi rolit të ligjit për mbrojtjen e qëndrueshmërisë dhe ka marrë pjesë aktivisht në reformën dhe ndërtimin e sistemit të qeverisjes globale. Kina dëshiron të punojë së bashku me vendet e tjera anëtare të OBSh-së për të thelluar pandërprerë shkëmbimet e bashkëpunimin në fushën juridike, duke promovuar zhvillimin ekonomik, paqen rajonale dhe krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.
Mbledhja e 10-të e ministrave të drejtësisë të OBSh-së u hap të martën në Shangai. (Fani)