Australia harton ligje të reja për të ulur përdorimin e cigareve elektronike
2023-09-05 11:58:32

Qeveria federale e Australisë po synon të vendosë rregulla për përdorimin e cigareve elektronike dhe të zvogëlojë numrin e të rinjve që i përdorin ato.

Kur dolën në treg më shumë se 15 vjet më parë, cigaret elektronike dukeshin si version plastik i cigareve të zakonshme dhe nuk ishin të njohura. Fillimisht u mendua se ishin një mjet për të ndihmuar njerëzit të ndalonin pirjen e duhanit, por tani tregtohen si një produkt relaksues dhe tërheqin të rinjtë, shkruan “Panorama”

Tani për tani në Australi, është e paligjshme blerja, posedimi ose përdorimi i cigareve elektronike që përmbajnë nikotinë pa recetë nga një mjek.

Është gjithashtu e paligjshme shitja e këtyre produkteve te njerëzit nën moshën 18 vjeç.

Por importuesit dhe shitësit vazhdojnë t’i shesin si produkte pa nikotinë që, sipas një hulumtimi nga “Generation Vape”, nuk është e vërtetë në shumicën e rasteve.

Qëllimi kryesor i ligjit të propozuar është të vështirësojë sa më shumë që të jetë e mundur për fëmijët qasjen ndaj këtyre produkteve. (Fatosi)