“Mendimi i Xi Jinping mbi socializmin me karakteristika kineze për një epokë të re” është botuar në 7 gjuhë të pakicave etnike
2023-09-05 10:55:11

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Libri i titulluar “Mendimi i Xi Jinping mbi socializmin me karakteristika kineze për një epokë të re” është botuar në shtatë gjuhë të pakicave etnike, njofton “CGTN”.

Libri përfshin mongolishten, tibetianishten, ujguren, kazaken, koreanen, yi dhe zhuang, thuhet në një deklaratë zyrtare të publikuar të hënën.

Besohet se versionet e përkthyera do të ndihmojnë anëtarët e partisë dhe zyrtarët e grupeve të pakicave etnike të zbatojnë në mënyrë efektive mendimin, për të zbatuar vendosjen kryesore strategjike të propozuar në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së. (Fatosi)