Stuhitë e forta në Spanjë shkaktojnë të paktën katër viktima
2023-09-05 11:08:26
Foto nga CFP
Stuhitë e forta kanë vrarë të paktën katër persona në Spanjë, deklaruan autoritetet lokale.
Në provincën e Toledos, në jug të Madridit, u gjetën trupat e dy burrave, bëri të ditur qeveria rajonale e Castilla-La Mancha.
Një nga viktimat ka vdekur brenda një automjeti dhe një tjetër është gjetur i pajetë në një garazh.
Gjatë fundjavës, dy burra të moshës 31 dhe 34 vjeç vdiqën në Spanjën verilindore.
Autoritetet spanjolle u angazhuan edhe në një operacion për gjetjen e një burri, i cili ndërsa po udhëtonte me familjen në rajonin e Madridit, mbrëmjen e së dielës, automjeti u përmbyt nga ujërat e lumit Alberçe, i cili doli nga shtrati.
Pjesëtarët e tjerë të familjes arritën të shpëtonin. (Irma)
Lajmet Kryesore