Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të Futbollit Gjermani 2024.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë më 10 shtator.
FSHF-ja, përmes një njoftimi në publikuart në faqen e saj zyrtare, falënderoi të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadium në mbështetje të ekipit kombëtar, si dhe i ftoi të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.
Shqipëria do të luajnë fillimisht më 7 shtator në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës ndaj Çekisë dhe më pas më 10 shtator në “Arena Kombëtare” në Tiranës ndaj Polonisë.
Trajneri Sylvio Mendes Campos Junior, në një konferencë shtypi, deklaroi se është shumë e rëndësishme që kuqezinjtë të bëjnë një paraqitje të mirë në këto dy ndeshje. (Fatosi)