"Pearls and Irritations": Përpjekjet e ShBA-së për të kufizuar Kinën jo vetëm që janë të gabuara parimisht, por edhe do të dështojnë në praktikë
2023-09-05 14:39:16

Foto nga VCG

Uebsajti australian "Pearls and Irritations" publikoi të premten e kaluar artikullin me titull "Lufta ekonomike amerikane ndaj Kinës", ku thuhet se metodat e ShBA-së për të ngadalësuar shpejtësinë e rritjes ekonomike të Kinës shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe sjellin rreziqe për funksionimin normal të tregtisë dhe ekonomisë botërore. 

Sipas artikullit, politika e ShBA-së kundër Kinës vjen nga një manual i njohur strategjie vendimmarrëse dhe qëllimi i saj është të parandalojë konkurrencën ekonomike dhe teknologjike nga kundërshtarë të rëndësishëm. Zbatimi i parë dhe më i dukshëm i këtij manuali strategjie ishte bllokada teknologjike kundër Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, ndërsa për herë të dytë u zbatua ndaj Japonisë. Tani ShBA-ja po synon Kinën.

Sipas artikullit, në krahasim me Japoninë, që mbështetet te ShBA-ja për mbrojtjen e sigurisë dhe i bindet asaj, Kina ka vend për të manovruar kundër proteksionizmit të ShBA-së. Më e rëndësishmja është që Kina mund të shtojë eksportin në Azi, Afrikë e Amerikën Latine nëpërmjet nisma "Një brez, një rrugë".Përpjekjet e ShBA-së për të kufizuar Kinën jo vetëm që janë të gabuara parimisht, por edhe do të dështojnë në praktikë. (Çang Çuo)