Sondazhi i CGTN-it: 90 % e pjesëmarrësve globalë pohojnë se hapja dhe risitë janë arsyet e popullaritetit të CIFTIS
2023-09-05 21:11:29

Panairi vjetor Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime i Kinës (CIFTIS) po mbahet në Pekin. Një sondazh i zhvilluar nga CGTN-i me përdoruesit globalë të internetit tregoi se 90 për qind e pjesëmarrësve vlerësuan suksesin e Kinës në organizimin e CIFTIS për shumë vjet rresht. Ata besojnë se Kina, e cila fokusohet në risitë dhe hapjen, ofron mundësi të reja për bashkëpunim të gjithanshëm ndërmjet vendeve të ndryshme. Ajo i ka dhënë një shtysë të fortë mëkëmbjes së ekonomisë globale e ka shtuar elasticitetin e zhvillimit ekonomik botëror.

Vizitorë huaj në CITIF(Foto:VCG)

Vizitorë huaj në CIFTIS(Foto:VCG)

Kamionë automatikë akulloresh me energji të reja, shtylla rrugore shumëfunksionale inteligjente dhe produkte të tjera të teknologjisë së lartë dhe që mbrojnë mjedisin janë shfaqur në CIFTIS. Sipas të dhënave, pjesëmarrësit në sondazh përgjithësisht besojnë se pritja gjerësisht e mirë e CIFTIS buron nga hovi i inovacionit dhe hapjes së plotë të Kinës.

Gjatë fjalës së vet në Samitin Global të Tregtisë në Shërbime, presidenti kinez Xi Jinping nënvizoi rëndësinë e hapjes së ekonomisë botërore dhe rreziqet e izolimit. Ai ripohoi angazhimin e Kinës për të promovuar hapjen me standard të lartë dhe për të çuar përpara modernizimin kinez nëpërmjet zhvillimit me cilësi të lartë, duke u ofruar kështu të gjitha vendeve mundësi të reja për hapje e bashkëpunim. Në sfondin e një rimëkëmbjeje të ngadaltë të ekonomisë globale, CIFTIS nuk është vetëm një platformë për të paraqitur arritjet e reja në zhvillimin e industrisë së shërbimeve, por gjithashtu dërgon një sinjal të fortë të angazhimit të Kinës për një nivel të lartë hapjeje. Në këtë drejtim, 84.4 për qind e të pyeturve në sondazh thanë se liberalizimi i mëtejshëm i hyrjes në treg në sektorin e shërbimeve nga ana e Kinës, si dhe krijimi i një mjedisi biznesi më të drejtë dhe më të hapur, do të rriste nivelin e tregtisë së shërbimeve.

Foto:VCG

Një vizitore komunikon me një robot në ekspozitën e CIFTIS-it(Foto:VCG)

Përveç kësaj, 90.5 për qind e të pyeturve globalë ranë dakord se shërbimet moderne dhe tregtia e shërbimeve janë të rëndësishme, duke besuar se një nivel i lartë shërbimesh mund të lehtësojë jetën e njerëzve dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre. Më shumë se 60 për qind (62.5 për qind) e atyre që u përgjigjën, besojnë se zhvillimi i teknologjive digjitale, të tilla si inteligjenca artificiale, Interneti i Gjërave dhe zinxhiri i blloqeve, ka përmirësuar në mënyrë efektive nivelin e industrisë së shërbimeve tradicionale dhe ka krijuar skenarë të rinj shërbimesh dhe nevoja për ta bërë të kënaqshme jetën e njerëzve. Një tjetër 82-përqindësh i pjesëmarrësve thanë se sektori i shërbimeve, ndërkohë që plotëson nevojat e publikut në jetën e tyre të përditshme, mund të nxisë në mënyrë efektive punësimin dhe të krijojë përfitime të konsiderueshme ekonomike.

Gjatë dekadës së fundit, kontributi mesatar vjetor i Kinës në rritjen ekonomike botërore e ka tejkaluar 30 për qind. Përvoja ka vërtetuar se zhvillimi i Kinës nuk mund të ndahet nga bota, dhe përparimi i botës ka nevojë gjithashtu për Kinën. Deri në 92.9 për qind e të pyeturve kërkuan fuqishëm që të gjitha vendet të punojnë së bashku për të mbrojtur tregtinë e lirë dhe sistemin e tregtisë shumëpalëshe të fituar me vështirësi, dhe të bashkohen për një të ardhme edhe më të ndritshme dhe më të begatë për botën.

Pavijone të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse në CITFIS-it(Foto:VCG)

Pavijone të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse në CITFIS-it(Foto:VCG)

Sondazhi u publikua në platformat në gjuhën angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse të CGTN-it, me mbi 26 331 përdorues që votuan në 24 orë.(Zhang Yan/Artan)