Kina lëshon alarmin e verdhë për tajfunin “Haikui”
2023-09-05 11:18:36

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Observatori Kombëtar i Kinës lëshoi të hënën një alarm të verdhë për tajfunin “Haikui”, njofton “Xinhua”.

Ky është paralajmërimi i tretë më i rëndë në sistemin e tij të paralajmërimit të tajfunit me katër nivele.

Tajfuni i 11-të i këtij viti pritet të sjellë stuhi dhe reshje të dendura shiu në pjesët jugore dhe lindore të vendit.

Tajfuni, i vëzhguar në 23.2 gradë gjerësi veriore dhe 119.6 gradë gjatësi lindore mëngjesin e të hënës pritet të lëvizë në veriperëndim me një shpejtësi prej 10 km në orë, njoftoi Qendra Kombëtare Meteorologjike.

Ai do të bjerë në tokë diku në zonat bregdetare që shtrihen nga qarku Zhangpu në provincën Fujian të Kinës lindore deri në qarkun Huilai në provincën Guangdong të Kinës jugore të martën dhe do të ulet më tej në intensitet, njoftoi qendra.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra për tajfunët, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Fatosi)