Rusia rrit numrin e ushtarëve, përfshin edhe 280 mijë persona
2023-09-05 11:06:57

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Rreth 280 mijë persona janë pranuar në ushtrinë ruse për shërbim të kontraktuar që nga fillimi i vitit, deklaroi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, përmes një videoje të postuar në “Telegram”.

“Disa nga këta njerëz ishin në rezervë dhe disa prej tyre janë vullnetarë dhe disa kategori të tjera”, tha Medvedev, citon “RTSH”.

Mijëra burra janë larguar nga Rusia për të shmangur rekrutimin dhe numri i saktë i ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur gjatë konfliktit me Ukrainën nuk është bërë publik.

Në fillim të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin mbështeti planin për të zgjeruar Forcat e Armatosura ruse në rreth 1.5 milionë ushtarë. (Fatosi)