Foto nga CFP
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, njoftoi shkarkimin nga detyra të ministrit të Mbrojtjes, Oleksi Reznikov, i cili ishte në post përpara nisjes së konflitkit me Rusinë në shkurt 2022.
Presidenti Zelensky tha se ishte koha për qasje të reja në ministrinë e Mbrojtjes, shkruan “RTSH”.
Rustem Umerov, i cili drejton Fondin e Pronës Shtetërore të Ukrainës, është emëruar nga Zelensky si pasardhësi i Reznikov.
“Besoj se ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate të tjera të ndërveprimit si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në tërësi”,- tha presidenti ukrainas në fjalimin e tij.
Mediat ukrainase kanë spekuluar se Reznikov do të bëhet ambasadori i ri i Ukrainës në Londër, ku ai ka zhvilluar marrëdhënie të mira me politikanë të lartë. (Fatosi)