Xhakartë: Nis samiti i ASEAN-it, në fokus rritja ekonomike rajonale
2023-09-05 20:51:02

Në kryeqytetin e Indonezisë Xhakartë filluan të martën Takimi i Samiti i 43-të i Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe samitet e tjera të lidhura me të, që kanë në fokus kthimin e këtij rajoni në një qendër të rritjes ekonomike.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në fjalën e vet në ceremoninë e hapjes, presidenti indonezian Joko Widodo, vendi i të cilit mban kryesimin e radhës të ASEAN-it këtë vit, i nxiti vendet e ASEAN-it që të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos jenë vegla të asnjë fuqie."Të mos e bëjmë anijen tonë, ASEAN-in, një arenë rivaliteti që i shkakton dëme njëri-tjetrit. 

Ta bëjmë anijen tonë të jetë themeli për të ndërtuar bashkëpunimin dhe për të krijuar begatinë, qëndrueshmërinë dhe paqen, jo vetëm për rajonin, por gjithashtu edhe për botën," tha ai.Gjatë tre ditëve të ardhshme, krerët e shteteve anëtare të ASEAN-it pritet të diskutojnë çështje lidhur me të ardhmen e ASEAN-it si një bashkësi dhe një institucion.

Kjo përfshin hapat për të shpejtuar vendimmarrjen në rastet e krizave dhe emergjencave, si edhe për të forcuar aftësinë e ASEAN-it për të reaguar ndaj sfidave në rritje në rajon."ASEAN-i, si një anije e madhe, ka një përgjegjësi të madhe për qindra miliona njerëz që lundrojnë me ne. Megjithëse duhet të lundrojmë në dallgë të larta, ne, si udhëheqës shtetërorë të ASEAN-it, duhet të sigurojmë që anija jonë të vazhdojë të lundrojë mirë dhe duhet ta çojmë atë drejt paqes, qëndrueshmërisë dhe lulëzimit," tha Widodo.

Foto:VCG

Foto:VCG

Samiti i këtij viti, i kryesuar nga Indonezia, është me temë "ASEAN-i ka rëndësi: Qendra e rritjes."

Në dekadën e kaluar, mesatarja vjetore e rritjes ekonomike të ASEAN-it arriti 3.98 për qind, mbi rritjen globale prej 2.6 për qind, treguan të dhënat e ASEAN-it.

"Ne kemi një kapital të madh për ta arritur atë (qendrën e rritjes). Por ASEAN-i duhet të punojë më shumë, me më shumë bashkëpunim e më shumë guxim dhe të lëvizë më shpejt. ASEAN-i po ashtu ka nevojë për strategji taktike dhe praktike afatgjata që të përputhen me nevojat e njerëzve, jo vetëm për pesë, por edhe për 20 vjetët e ardhshëm, deri më 2045," tha presidenti indonezian.

Foto:VCG

Foto:VCG

ASEAN-i, i themeluar në vitin 1967, përfshin Brunein, Kamboxhian, Indonezinë, Laosin, Malajzinë, Mianmarin, Filipinet, Singaporin, Tajlandën dhe Vietnamin.