Dronët rusë godasin infrastrukturën portuale ukrainase në Danub
2023-09-05 11:25:27

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Dronët rusë goditën infrastrukturën portuale të lumit Danub në pjesët jugore të rajonit të Odesas, duke plagosur të paktën dy persona, njoftuan zyrtarët ukrainas, bën të ditur “Panorama”.

Ata nuk dhanë detaje se çfarë u godit konkretisht, por disa media ukrainase raportuan shpërthime në portin Reni, i cili së bashku me Izmailin, konsiderohen si dy portet kryesore të Ukrainës në Danub.

Autoritetet ushtarake thanë se një zjarr që shpërtheu si pasojë e sulmit ishte shuar me shpejtësi.

Ukraina rrëzoi 22 nga 25 dronë Shahed të prodhuar nga Irani që Rusia i lëshoi në drejtim të rajonin jugor të Odesës mëngjesin e të dielës, njoftuan Forcat Ajrore të Ukrainës në “Telegram”.

Gjatë fundjavës, presidenti Volodymyr Zelenskiy deklaroi se ushtria ukrainase po përparon në kundërofensivën e saj ndaj forcave ruse, duke hedhur poshtë deklaratat e zyrtarëve perëndimorë që thonë se Ukraina po fiton terren me shumë ngadalësi. (Fatosi)