Ligji i ri i Kinës "do të përmirësojë sistemin e imunitetit të shtetit të huaj"
2023-09-05 18:25:17

Kina ka miratuar një ligj për të përmirësuar sistemin e vet për imunitetin e shtetit të huaj, duke përcaktuar rregullat për gjykatat kineze për të trajtuar çështjet civile që përfshijnë një shtet të huaj dhe pronën e tij, tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze në përgjigje ndaj një pyetjeje rreth "Ligjit të Republikës Popullore të Kinës mbi imunitetin e shtetit të huaj", të shqyrtuar e miratuar nga Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) në një sesion të fundit. Ligji rregullon trajtimin e mëparshëm prej Kinës të imunitetit shtetëror absolut dhe autorizon gjykatat në Kinë për të dëgjuar padi kundër shteteve të huaja.

Pamja nga uebsiti i organi suprem legjislativ i Kinës, Asamble Kombëtare Popullore

Ligji pohon parimin themelor se një shtet i huaj dhe prona e tij gëzojnë imunitet në Kinë dhe në të njëjtën kohë përcakton përjashtime lidhur me veprimet josovrane të një shteti të huaj, sipas të cilave gjykatat kineze mund të ushtrojnë juridiksionin, të tilla si rastet që përfshijnë mosmarrëveshje të lindura nga një veprimtari tregtare dhe lëndimin e personit dhe dëmtimin e pronës si pasojë e tyre, theksoi zëdhënësi.

Sipas tij, ligji thotë gjithashtu se gjykatat kineze mund të marrin masa detyruese gjyqësore kundër pronës komerciale të një shteti të huaj në rrethana rreptësisht të kufizuara, duke shtuar se kjo respekton plotësisht të drejtën ndërkombëtare dhe është gjithashtu në përputhje me praktikat e përgjithshme shtetërore.

Zëdhënësi tha se zbatimi i ligjit është një veprimtari legjislative normale e kryer nga Komiteti i Përhershëm i AKP-së, i cili përcakton dispozita lidhur me imunitetin e shtetit të huaj në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe synon të përmirësojë sistemin e Kinës për sa i përket imunitetit të shtetit të huaj.

Ligji përcakton rregullat për gjykatat kineze që të trajtojnë çështjet civile që përfshijnë një shtet të huaj dhe pronën e tij, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të palëve të interesuara, mbrojtjen e barazisë sovrane të shteteve dhe nxitjen e shkëmbimeve miqësore me vendet e tjera, duke nxitur hapjen e nivelit më të lartë të Kinës, sipas zëdhënësit të diplomacisë kineze.

"Si një vend i madh i përgjegjshëm, Kina zbaton me vendosmëri parimin e barazisë sovrane dhe do të zbatojë besnikërisht këtë ligj për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të shtetasve kinezë dhe personave ligjorë dhe për të respektuar imunitetin që gëzojnë shtetet e huaja sipas së drejtës ndërkombëtare," shtoi ai.(Artan)