Netanyahu kërkon dëbimin e menjëhershëm të imigrantëve eritreas
2023-09-04 15:27:55

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu thirri të dielën një mbledhje urgjente të qeverisë duke kërkuar dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve që morën pjesë në trazirat në rrugët e Tel Avivit. Të shtunën, qindra mbështetës dhe kundërshtarë të qeverisë së Eritresë u përplasën me njëri-tjetrin dhe policinë izraelite, duke lënë pas dhjetëra të plagosur në rrugët e kryeqytetit izraelit.