Kina ka krijuar një drejtori në varësi të organit më të lartë të planifikimit ekonomik të vendit, që do të përqendrohet në nxitjen e zhvillimit të ekonomisë private.
Foto:VCG
Drejtoria është krijuar për të forcuar bashkërendimin e politikave në fushat e rëndësishme dhe për të siguruar që masat përkatëse të zbatohen sa më parë dhe të arrijnë rezultate konkrete, tha zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës Cong Liang në një konferencë shtypi të hënën.
Përgjegjësitë kryesore të drejtorisë përfshijnë ndjekjen, studimin dhe analizimin e zhvillimit të ekonomisë private, bashkërendimin dhe organizimin e hartimit të politikave e masave për të nxitur zhvillimin e saj dhe formulimin e politikave për rritjen e investimeve private, sipas Komisionit.
Foto:VCG
Drejtoria do të jetë përgjegjëse për krijimin e një mekanizmi për komunikimin e rregullt me ndërmarrjet private, bashkërendimin e përpjekjeve për të zgjidhur problemet kryesore lidhur me zhvillimin e ekonomisë private dhe përpjekjet për shtimin e forcës konkurruese ndërkombëtare të saj.(Artan)