Konsumi i gazit natyror në Kinë shënoi rritje në periudhën janar-korrik
2023-09-04 11:43:01
Foto nga CFP
Konsumi i gazit natyror në Kinë u rrit në mënyrë të qëndrueshme në bazë vjetore në shtatë muajt e parë të vitit, mes përpjekjeve për të arritur zhvillimin e gjelbër, treguan të dhënat nga planifikuesi kryesor ekonomik i vendit, njofton “Xinhua”.
Sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, në periudhën janar-korrik, konsumi i gazit natyror ishte 227.1 miliardë metra kub, me një rritje prej 6.5 për qind në bazë vjetore.
Vetëm në korrik, konsumi i gazit natyror u rrit me 9.6 për qind në bazë vjetore në 32.49 miliardë metra kub. (Fatosi)
Lajmet Kryesore