Foto nga CFP
Aeroplanët luftarakë gjermanë nisën të ndihmojnë Sllovakisë në mbrojtjen e hapësirës ajrore, pasi kjo e fundit ia ka dhuruar Ukrainës shumicën e pajisjeve për mbrojtje.
Sipas Forcave Ajrore gjermane, avionët gjermanë do ta mbrojnë këtë shtet të NATO-s deri më 22 dhjetor, shkruan “Panorama”.
Aeroplanët e dërguar do të jenë vazhdimisht aktivë në identifikimin e lëvizjeve armiqësore në hapësirën ajrore të Sllovakisë, njoftoi Ushtria gjermane.
Sllovakia është fqinje e drejtpërdrejtë e Ukrainës. Ajo i dorëzuar Ukrainës sistemet e saj për mbrojtje ajrore S-300, në prill 2022. Si zëvendësim, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda i kanë dhuruar Sllovakisë nga një sistem raketor “Patriot” për mbrojtje, ndërsa Gjermania dy shtesë.
Megjithatë, ato i kanë tërhequr prej atëherë bateritë e sistemeve “Patriot” nga ky vend.
Qëkur Sllovakia i dorëzoli Ukrainës edhe disa armë shtesë të periudhës ish-sovjetike, hapësirën e saj ajrore e kanë siguruar Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria. (Irma)