Gjermani 2024/ Kombëtarja shqiptare e futbollit nis stërvitjet për dy ndeshjet vendimtare
2023-09-04 12:15:37
Kombëtarja shqiptare e futbollit nisi zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian Gjermani 2024.
Kuqezinjtë do të luajnë më 7 shtator në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës ndaj Çekisë dhe më 10 shtator në “Arena Kombëtare” në Tiranës ndaj Polonisë.
Trajneri Sylvio Mendes Campos Junior, në një konferencë shtypi, deklaroi se është shumë e rëndësishme që kuqezinjtë të bëjnë një paraqitje të mirë në këto dy ndeshje.
“Nëse nuk fitojmë, e rëndësishme është mos të humbasim”,- tha tekniku i kuqezinjve.
Ai u shpreh i lumtur që përballë Polonisë, kombëtarja e futbollit do të ketë edhe mbështetjen e plotë të tifozëve shqiptarë. (Fatosi)
Lajmet Kryesore