Foto nga CFP
Astronautët kinezë të Shenzhou-16 në stacionin hapësinor Tiangong, inkurajuan nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në të gjithë vendin për të ndjekur ëndrrat e tyre, shkruan “Xinhua”.
Përmes një lidhjeje video, Zhu Yangzhu, inxhinieri i parë i fluturimit në hapësirë, u bëri thirrje nxënësve të jenë të vetëmotivuar, duke shtuar se ëndrra e tij për të fluturuar në qiell nuk ishte venitur kurrë.
Gui Haichao, profesor në Universitetin Beihang dhe astronauti i parë civil i vendit në hapësirë, i inkurajoi nxënësit të jenë kuriozë.
“Njëzet vjet më parë, kur isha nxënësit në shkollën e mesme, lajmi që dëgjova nga radioja e shkollës se anija kozmike Shenzhou-5 u lëshua me sukses, ndezi pasionin tim për hapësirën. Kurioziteti im për hapësirën më ka udhëhequr në vendimmarrje dhe këmbëngulje”,- tha ai.
Jing Haipeng, komandanti i misionit Shenzhou-16, është astronauti i parë kinez që hyri në hapësirë katër herë. Ai i frymëzoi nxënësit që t’i ruajnë ëndrrat e tyre, duke vënë në dukje se ai kishte bërë përgatitje për dhjetë vjet përpara fluturimit të tij të parë në hapësirë. (Fatosi)