Foto nga CFP
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se nuk ndihet i provokuar nga kërkesa e partnerëve të koalicionit FDP për ndalimin e çmontimit të centraleve bërthamore, duke e konsideruar çështjen të zgjidhur, njofton “ATSH”.
Gjatë një interviste radiofonike, Scholz hodhi poshtë idenë se kërkesa ishte një provokim që e shënjestronte atë personalisht.
“Energjia bërthamore ka përfunduar. Ajo nuk përdoret më në Gjermani. Heqja e centraleve bërthamore është vendosur me ligj. Kjo çështje është një temë e ezauruar në Gjermani dhe nuk ka nevojë për përballje e kundërshtime”, tha Scholz.
FDP-ja e ka bërë lëvizjen e saj në sfondin e kostos së lartë të vazhdueshme të energjisë elektrike, e cila është një barrë për ekonominë dhe veçanërisht për industrinë intensive energjetike.
Prandaj, grupi parlamentar i Socialdemokratëve (SPD) të Scholz dhe Të Gjelbërve po bëjnë thirrje për një çmim të subvencionuar të energjisë elektrike për industrinë. FDP-ja është kundër këtij vendimi dhe Scholz dhe deri më tani ka qenë skeptik.
“Ne duhet të sigurojmë që Gjermania të ketë prodhim strukturor të lirë të energjisë. Po e bëjmë këtë falë rritjes së energjive të rinovueshme me një ritëm që nuk ka ndodhur më parë”, tha Scholz. (Fatosi)