Ukrainë, fëmijët e Harkivit do të mësojnë në klasat e hapura në metro
2023-09-04 11:50:53

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Situata e rrezikshme e krijuar nga konflikti me Rusinë, ka detyruar zyrtarët lokalë të Harkivit, në Ukrainë, që të marrin masa të jashtëzakonshme për të krijuar kushtet që fëmijët të ndjekin shkollën pa u vënë nga sulmet.

Prej sot, rreth një mijë nxënës nga 19 shkolla do të fillojnë të mësojnë sipas një sistemi të kombinuar ku parashikohet ndjekja e mësimeve në klasa të ngritura në metro, shkruan “RTSH”.

“Është e qartë se situata nuk i lejon fëmijët të mund të luajnë apo të dalin jashtë. Metroja nuk është synuar për qëllime arsimimi. Por duke pasur parasysh konfliktin e vazhdueshëm, po përpiqemi të përdorim çdo mundësi që fëmijët t’i kthehen arsimit në kushte sa më normale të jetë e mundur”,- deklaroi një pjesëtar i shkollës.

Mësimi do të zhvillohet me dy turne në klasat e vendosura në pesë stacionet e metrosë ku nxënësit do të shkojnë me autobus.

“Autobusi do të shoqërohet nga një mësues që do të udhëtojë me fëmijët deri në stacionin përkatës të metrosë. Së bashku me fëmijët, mësuesit do të zbresin poshtë në klasa. Kemi marrë masa sigurie. Kjo është e nevojshme për sigurinë e fëmijëve tanë”,- tha një anëtar tjetër i stafit.

Një orë mësimore do të zgjasë nga 30 në 45 minuta. Më të vegjlit do të mësojnë si të shkruajnë dhe lexojnë si dhe matematikën, ndërsa të tjerë gjuhën ukrainase, matematikën dhe historinë. (Irma)