Ambasadori Xie Feng nxit lidhje më të ngushta kulturore Kinë-ShBA
2023-09-04 14:11:23

Chinese Embassy in the U.S.

Ndryshimet ndërmjet qytetërimeve nuk duhet të jenë shkak për konflikt, por nxitje për përparim, tha të shtunën ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara Xie Feng. 

Gjatë fjalës së vet në Festivalin e Kulturës Kineze të zhvilluar në Uashington, Xie theksoi:

"Si Kina, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara janë vende shumetnike e shumëkulturore. Të dy popujt tanë janë punëtorë e të talentuar. Ne ndajmë të njëjtin guxim, vendosmëri e dëshirë për të ndjekur ëndrrat tona."

Ai u bëri thirrje Kinës dhe ShBA-së të jenë të hapura, të çmojnë bukurinë në kulturat e njëri-tjetrit, të thyejnë pengesat dhe të forcojnë lidhjet kulturore, me qëllim që "ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, të forcojmë miqësinë tonë dhe të sjellim më shumë energji pozitive në marrëdhëniet Kinë-ShBA."

Presidenti amerikan Joe Biden i dërgoi një letër urimi festivalit të shtunën.

Veprimtaria e këtij viti u mbajt në bulevardin "Pennsylvania" në qendër të Uashingtonit dhe tërhoqi pothuajse 10 000 veta.