Kina synon mbledhjen e më shumë akademikëve për të marrë pjesë në popullarizimin e shkencës
2023-09-04 12:08:17

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina ka nisur një fushatë për të mbledhur më shumë akademikë dhe ekspertë për të promovuar popullarizimin e shkencës kombëtare me cilësi të lartë, njofton “Xinhua”.

Turneu i leksioneve të akademikëve dhe ekspertëve "Shkenca dhe Kina" lëshoi një propozim në ceremoninë e nisjes të shtunën, duke u bërë thirrje akademikëve kinezë nga Akademia Kineze e Shkencave (CAS) dhe Akademia Kineze e Inxhinierisë (CAE) që të luajnë një rol udhëheqës në popullarizimin kombëtar të shkencës.

Nisma synon të ketë më shumë se 1000 akademikë nga të dy institutet në më shumë se 1000 aktivitete të popullarizimit të shkencës çdo vit që tregojnë historitë e inovacionit të Kinës.

Në takimin e parë, tetë akademikë nga CAS dhe CAE bënë raporte mbi astronominë, gjeografinë, jetën dhe informacionin.

Turneu i leksioneve të akademikëve dhe ekspertëve "Shkenca dhe Kina" filloi në dhjetor 2002. Që atëherë, më shumë se 2000 aktivitete të popullarizimit të shkencës janë mbajtur në mbarë vendin. (Fatosi)