Tregu i të ardhmes në Kinë pati rezultate më të larta në gusht
2023-09-04 11:23:14

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Tregu i të ardhmes së Kinës pati rezultate më të larta si në vëllim ashtu edhe në qarkullim muajin e kaluar, sipas Shoqatës së të Ardhmes së Kinës, citon “Xinhua”.

Vëllimi total i transaksioneve ishte rreth 949 milionë lote në gusht, me një rritje prej 47.76 për qind në bazë vjetore, bëhet e ditur nga të dhënat e shoqatës.

Të dhënat treguan se qarkullimi tregtar i tregut u rrit 23.49 për qind gjatë vitit të kaluar në 60.7 trilionë juanë (rreth 8.5 trilionë dollarë amerikanë).

Në tetë muajt e parë të vitit, tregtimi dhe qarkullimi u rritën përkatësisht me 30.82 për qind dhe 4.55 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas shoqatës. (Fatosi)