Foto nga CFP
Koreja e Veriut kreu një stërvitje ushtarake duke simuluar një sulm bërthamor taktik, në përgjigje të manovrave të përbashkëta SHBA-Kore e Jugut, njoftoi të dielën media shtetërore vendase, citon “ATSH”.
Agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA” raportoi se lëshimet ishin pjesë e një manovre qitëse për sulm të simuluar taktik bërthamor, për të paralajmëruar armiqtë për rrezikun aktual të luftës bërthamore.
Sipas “KCNA”-së, manovra përfshinte lëshimin e dy raketave strategjike me rreze të gjatë të mbushura me koka bërthamore të rreme.
Të enjten, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja përfunduan manovrat e përbashkëta ushtarake vjetore 11-ditore “Mburoja e Lirisë”.
Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të lëshojë dhe testojë raketa balistike të çdo rrezeje. (Fatosi)