Foto nga CFP
Kina ka caktuar fonde të ndihmës ndaj fatkeqësive me vlerë 1 miliard juanë (rreth 139.3 milionë dollarë amerikanë) për rajonet e prekura nga përmbytjet, thatësirat ose dëmtuesit e bimëve, njoftoi Ministria e Financave, citon “Xinhua”.
Fondet u ndanë bashkërisht nga Ministira e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale dhe Ministria e Burimeve Ujore.
Një total prej 272 milionë juanë do të shkojnë për lehtësimin e thatësirës në rajone të tilla si Gansu dhe Shaanxi, ndërsa 357 milionë juanë do të përdoren për të ndihmuar Jilin, Heilongjiang dhe provinca të tjera të luftojnë përmbytjet dhe të rivendosin prodhimin bujqësor, sipas ministrisë.
Fondet e mbetura do të ndahen në disa rajone, duke përfshirë Jiangxi dhe Hunan, për kontrollin dhe parandalimin e dëmtuesve. (Fatosi)