Foto nga CFP
Industria e shërbimeve të softuerit dhe teknologjisë së informacionit të Kinës pati rritje dyshifrore në të ardhurat dhe fitimet në shtatë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare, raporton “Xinhua”.
Fitimet e sektorit arritën në 737.4 miliardë juanë (rreth 102.72 miliardë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, 13.4 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, njoftoi Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.
Të ardhurat e kombinuara të këtij sektori arritën në 6.46 trilionë juanë, duke u rritur me 13.6 për qind në bazë vjetore.
Në mënyrë të veçantë, të ardhurat nga “cloud computing” dhe shërbimet e të dhënave të mëdha u rritën 16.2 për qind në bazë vjetore në 640.9 miliardë juanë dhe ato të platformave të tregtisë elektronike të informacionit dhe shërbimeve të teknologjisë u rritën me 7.7 për qind në bazë vjetore në 570.7 miliardë juanë gjatë të njëjtës periudhë. (Fatosi)