Foto nga CFP
Kompanitë kryesore të internetit të Kinës patën rritje të dukshme fitimi në shtatë muajt e parë të vitit, tregojnë të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, njofton “Xinhua”.
Fitimet e kompanive të mëdha të internetit u rritën me 29.1 për qind në bazë vjetore në 79.93 miliardë juanë (rreth 11.13 miliardë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave.
Norma e rritjes ishte 1.5 pikë përqindje më e lartë se ajo e regjistruar në gjysmën e parë të vitit.
Të ardhurat e kombinuara të biznesit arritën në 766.6 miliardë juanë, 2.8 për qind më shumë në bazë vjetore.
Kompanitë e mëdha të internetit dhe kompanitë e shërbimeve të ngjashme kanë të ardhura vjetore nga biznesi prej të paktën 20 milionë juanë. (Fatosi)