Fitimi neto i “PetroChina” u rrit me 4.5 për qind në gjysmën e parë të vitit
2023-09-04 10:58:30
Foto nga CFP
Gjiganti kinez i naftës “PetroChina Company Limited” raportoi një rritje prej 4.5 për qind në bazë vjetore në fitimin neto në gjysmën e parë të vitit, njofton “Xinhua”.
Fitimi neto që i atribuohet kompanisë mëmë arriti në 85.27 miliardë juanë (rreth 11.88 miliardë dollarë amerikanë) në gjashtë muajt e parë, njoftoi kompania në një deklaratë të paraqitur në Bursën e Shangait.
Kompania po ashtu informoi se borxhi ndaj aktiveve ra me 0.9 pikë përqindje nga fillimi i këtij viti, duke sinjalizuar gjendje më të mirë financiare. Fitimet e saj bazë për aksion qëndruan në 0.47 juanë.
Aksionet e “PetroChina” në bursën e Shangait u rritën me 0.13 për qind më 1 shtator, nga një ditë më parë, ose në 7.76 juanë. (Fatosi)
Lajmet Kryesore