Kinë: Organi rregullator shpall nisma të reja reforme për Bursën e Pekinit
2023-09-04 14:23:45

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës ka shpallur të premten katër nisma të rëndësishme për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të Bursës së Pekinit.

Këto nisma përfshijnë përmirësimin e cilësisë së kompanive të listuara, përparimin e reformave të tregut, optimizimin e mjedisit të tregut dhe forcimin e mbështetjes organizative.

Synimi është të përmirësohen ndjeshëm shkalla, efektshmëria, cilësia, funksionaliteti dhe qëndrueshmëria e bursës brenda tre deri pesë vjetëve, tha Komisioni.

Në udhëzim ka edhe një varg masash, të tilla si inkurajimi i fondeve publike për të zgjeruar investimet e tyre në Bursën e Pekinit.

Të dielën ishte dyvjetori i themelimit të Bursës së Pekinit. Deri më 1 shtator 2023, në këtë bursë janë regjistruar 217 kompani me një vlerë të përgjithshme kapitalizimi tregu prej 262.4 miliardë juanësh (36.1 miliardë dollarë).

Kompanitë e teknologjisë së lartë përbëjnë më shumë se 90 për qind të kompanive të regjistruara. Shumë prej tyre luajnë një rol të rëndësishëm në zinxhirin e furnizimit.