KE: Do të digjitalizojmë kartën e vaksinës së OBSH-së
2023-09-04 11:30:25

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Komisioni Evropian ka konfirmuar planet për të digjitalizuar kartën e verdhë të vaksinimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), njofton “RTSH”.

“Kjo do të ishte pjesë e një rrjeti global të certifikimit të shëndetit digjital të OBSH-së bazuar në të dhënat e vaksinimit digjital të BE-së nga koronavirusi”, tha eurokomisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders, dhe eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

Në një letër drejtuar politikanit demokratokristian të Gjermanisë, Peter Liese, ata shpjeguan se zgjidhja e parashikuar nuk do të kufizohet vetëm në vaksinimet kundër Covid-19 ose sëmundjeve të tjera individuale.

BE-ja dhe OBSH-ja njoftuan në qershor një partneritet në shëndetin digjital.

“OBSH-ja po prezanton rrjetin e certifikimit për të forcuar gatishmërinë globale kundër kërcënimeve në rritje ndaj shëndetit”,- bëri të ditur Komisioni Evropian.

Për ta bërë këtë, OBSH-ja duhet të miratojë sistemin pas certifikatave të BE-së për vaksinimin ose rikuperimin, duke përfshirë parimet dhe teknologjinë e tij.

Sipas eurokomisionerëve, nëse shfaqet një kërcënim i ri shëndetësor, institucionet do të jenë në gjendje të përgjigjen më shpejt.

Politikani gjerman Liese mendon se digjitalizimi i kartës së vaksinimit është gjëja e duhur.

“E keni gjithmonë në celular. Edhe për pandemitë e tjera të mundshme, një infrastrukturë e krijuar është një avantazh i madh”, tha ai. (Fatosi)