Simpoziumi përkujton fitoren kundër agresionit japonez dhe fashizmit
2023-09-04 14:12:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina mbajti të dielën një simpozium për të përkujtuar 78-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore.

Në simpozium, zyrtarë kryesorë nga departamentet përkatëse, veteranë të luftës dhe përfaqësues të studentëve reflektuan mbi betejat e vështira të popullit kinez gjatë luftës, shprehën vendosmërinë e tyre për të kujtuar historinë, për të nderuar heronjtë e rënë, për të çmuar paqen e për të ecur përpara drejt një të ardhmeje më të mirë, si edhe shprehën aspiratat e tyre për zhvillim paqësor.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rreth 200 veta morën pjesë në këtë veprimtari, duke përfshirë të huaj që ofruan mbështetje për popullin kinez në luftë ose të afërmit e tyre.

Lufta e Rezistencës kundër Agresionit Japonez (1931-1945) ishte lufta e çlirimit kombëtar më e gjatë, më e madhe dhe me më shumë sakrifica që populli kinez ka luftuar kundër agresorëve të huaj në historinë moderne, dhe gjithashtu ishte fitorja e parë e plotë e popullit kinez në luftën e tij për çlirim kombëtar.

Duke filluar nga viti 2014, Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Popullore Kombëtare të Kinës e përcaktoi 3 shtatorin si Ditën e Fitores për të nënvizuar rëndësinë e rolit të Kinës në luftën kundër Japonisë dhe në fitoren e aleatëve në Luftën e Dytë Botërore.