Biden vizitë në Floridën e dëmtuar nga uragani
2023-09-03 15:22:30

foto/VCG

foto/VCG

Presidenti Joe Biden po viziton të shtunën Floridën për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga uragani Idalia, e garantuar mbështetje për popullatën e prekur nga stuhia. Gjatë qëndrimit të tij atje, ai nuk pritet të takohet me Guvernatorin republikan të shtetit Ron DeSantis, njëkohësisht një prej rivalëve të mundshëm të tij në garën për president.

Të premten Presidenti Biden, u tha gazetarëve se do të takohej me guvernatorin gjatë vizitës së tij, por më pas zëdhënësi i zotit DeSantis, Jeremy Redfern, tha se nuk ishte planifikuar asnjë takim mes tyre dhe se "përgatitjet lidhur me sigurinë për një takim të tillë, do të bllokonin përpjekjet në vazhdimësi, për t’u ardhur në ndihmë zonave të përmbytura”.

Dyzet e katër vjeçari DeSantis, po kandidon për të marrë emërimin zyrtar të partisë për president.