Ministrja gjermane: Mbështetja për Ukrainën, investim për paqen në Evropë
2023-09-03 11:33:51

foto/VCG

foto/VCG

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, deklaroi se mbështetja e dhënë për Ukrainën është investim i bërë për paqen në Evropë.

Në një deklaratë para takimit jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) që mbahet në Toledo të Spanjës, Baerbock theksoi se evropianët prej 18 muajsh nënvizojnë se e ardhmja e Ukrainës është në BE.

foto/VCG

foto/VCG

“Për këtë arsye Ukrainën e kemi mbështetur për 18 muaj jo vetëm për të drejtën e vetëmbrojtjes dhe rindërtimin, por edhe në rrugën drejt BE-së. Çdo ditë duhet të kujtojmë se këtu bëjmë investim për paqen në Evropë. Ndaj, kjo mbështetje është e nevojshme dhe e rëndësishme”, tha Baerbock, përcjell “ATSH”.

foto/VCG

foto/VCG

“Është përgjegjësi e jona të mendojmë sërish dhe se si mund të bëjmë një koordinim më të mirë dhe në mënyrë më efektive të mbështetjes për Ukrainën”,- tha ministrja gjermane. (Irma)