Studim: Paraardhësit e njeriut erdhën përmes krizës së mbijetesës 900.000 vjet më parë
2023-09-03 11:37:26

foto/VCG

foto/VCG

Shkencëtarët kanë zbuluar se paraardhësit e hershëm të njeriut i mbijetuan një krize të madhe, që i çoi ata në prag të zhdukjes rreth 900.000 vjet më parë, bën të ditur “Xinhua”.

Afërsisht 98.7 për qind e popullsisë sonë stërgjyshore humbi në fillim të incidentit të “bllokut të ngushtë”, me vetëm afërsisht 1280 individë riprodhues të mbetur për të mbajtur një popullatë për rreth 117.000 vjet, zbuloi një studim i botuar në revistën “Science”.

foto/VCG

foto/VCG

Një grup shkencëtarësh nga Kina, Italia dhe Shtetet e Bashkuara zhvilluan një metodë të re gjenomike të quajtur “FitCoal”, e aftë për të konkluduar madhësinë e popullsisë së kaluar dhe përdori modelin për të analizuar sekuencat gjenomike nga 3154 njerëz nga popullatat afrikane dhe joafrikane. Gjetjet treguan se paraardhësit e hershëm njerëzorë kaluan nëpër një pengesë të zgjatur dhe të rëndë që mund të kishte kufizuar diversitetin gjenetik të njerëzve modernë me gati 66 për qind. 

foto/VCG

foto/VCG

Studiuesit sugjeruan se kontrolli i zjarrit dhe ndryshimi i klimës për të qenë më mikpritës për jetën e njerëzve mund të kenë kontribuar në një rritje të shpejtë të popullsisë më vonë. (Irma)