foto/VCG
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, deklaroi se Rusia do të bllokojë deklaratën përfundimtare të samitit të G20-s, që zhvillohet me 9-10 shtator në Indi, nëse në të nuk pasqyrohet qëndrimi i vendit ndaj Ukrainës dhe krizave të tjera.
Gjatë një takimi me studentë në Institucion shtetëror të Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, kryediplomati rus tha se Perëndimi po minon institucionet ndërkombëtare për agjendën e vet, përcjell “RTSH”.
“Nëse vendosin të rishkruajnë mandatin e G20-s dhe duan që ai të merret me krizat ndërkombëtare, u kemi dhënë dokumentin tonë ku renditen konfliktet që vijojnë dhe kanë rrënjë në luftërat e nxitura nga Perëndimi. Nëse do të duan, jemi të hapur të diskutojmë gjithçka. Çfarëdo të ndodhë nuk do të ketë një deklaratë ku të pasqyrohet qëndrimi i të gjitha vendeve të G20-s ku nuk pasqyrohet qëndrimi rus”,- u shpreh Lavrov. (Irma)