foto/VCG
Më shumë se 460.000 njerëz janë evakuuar për siguri nga Guangdong në Kinën jugore, pasi provinca ngriti reagimin e saj emergjent për kontrollin e tajfunit dhe përmbytjeve në nivelin I.
foto/VCG
Shkollave fillore, shkollave të mesme dhe kopshteve në 13 qytete të provincës iu kërkua të shtyjnë nisjen e vitit të ri, më 4 shtator, për shkak të super tajfunit “Saola”, bënë të ditur autoritetet lokale për Përmbytjet, Thatësirën dhe Tajfune, citon “Xinhua”.
foto/VCG
Gati 85.000 anije peshkimi në provincë janë kthyer në portet e tyre dhe 82 vendpushime bregdetare janë mbyllur përkohësisht.
Rreth 64.000 personel shpëtimi dhe riparimi u vunë në gatishmëri në shtatë qytete në të gjithë Guangdong për të zbutur rreziqet e mundshme të paraqitura nga tajfuni. (Irma)