BE autorizon prodhimin e vaksinës së përshtatur kundër Covid-19
2023-09-03 14:35:19

foto/VCG

foto/VCG

Komisioni Evropian ka miratuar një version të përditësuar të vaksinës Covid-19 të zhvilluar nga kompanitë “BioNTech-Pfizer”.

“Vaksina e përshtatur nga Comirnaty XBB.1.5 është ndryshuar për herë të tretë për t’iu përgjigjur varianteve të reja të Covid-19 dhe është autorizuar për të rriturit, fëmijët dhe foshnjat mbi 6 muajsh”, bëhet e ditur në një njoftim për shtyp të Komisionit Evropian, përcjell “ATSH”.

foto/VCG

foto/VCG

Eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, tha se vaksina e përditësuar Covid synon variantet në zhvillim dhe ato të përhapura.

foto/VCG

foto/VCG

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) bëri të ditur se rastet e Covid-19 në BE janë në rritje, por shkalla e infeksionit mbetet në një nivel të ulët.

“Covid-19 do të qarkullojë paralelisht me gripin sezonal gjatë sezonit të ardhshëm të vjeshtës dhe dimrit dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Kyriakides. (Irma)