foto/VCG
Kryeministri kinez ka nënshkruar një dekret të Këshillit të Shtetit për të zbuluar rregullat për shërbimet administrative të sigurimeve shoqërore, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 dhjetor.
Grupi i rregullave është përmirësuar në krahasim me ligjin ekzistues të sigurimeve shoqërore të miratuar në vitin 2010 për të përmbushur kërkesat e ndryshimit të situatave, bën të ditur “Xinhua”.
foto/VCG
Rregullat e reja qartësojnë përgjegjësitë e ofruesve të shërbimeve administrative të sigurimeve shoqërore dhe forcojnë rregulloren. Do të shkurtohet burokracia në paraqitjen e disa dokumenteve, ndërkohë që do të rritet efikasiteti i shërbimit.
foto/VCG
Menaxhimi i tregut të shërbimeve administrative të sigurimeve shoqërore do të përmirësohet me masa të zgjeruara rregullatore. Shkeljet e ligjit dhe krimet në sektorin e sigurimeve shoqërore, sipas rregullave të reja, do të përballen me ndëshkim të ashpër. (Irma)