foto/VCG
Ndonëse mbulojnë më pak se 1 për qind të sipërfaqes së Tokës, në zonat e mbrojtura nga programi i Trashëgimisë Botërore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ndodhen rreth 20 për qind e të gjitha specieve të hartuara, të cilat kontribuojnë shumë në ruajtjen e biodiversitetit, thuhet në një studimi të ri të prezantuar nga organizata e OKB-së, citon “Xinhua”.
foto/VCG
Në një deklaratë të përbashkët me Bashkimin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), UNESCO-ja bëri të ditur se më shumë se 75.000 lloje bimësh dhe mbi 30.000 lloje gjitarësh, shpendësh, peshqish, zvarranikësh dhe amfibësh banojnë brenda vendeve të Trashëgimisë Botërore, të cilat gëzojnë nivelin më të lartë të mbrojtjes ndërkombëtare sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore. Organizatat inkurajojnë vendet e tyre anëtare që t'i japin përparësi vendeve të Trashëgimisë Botërore në strategjitë dhe planet kombëtare të biodiversitetit, pasi ato janë çelësi për të vënë në veprim Kornizën e Biodiversitetit Global Kunming-Montreal (GBF).
foto/VCG
“1157 vende nuk janë vetëm historikisht dhe kulturalisht të jashtëzakonshme, por ato janë edhe kritike për ruajtjen e diversitetit të jetës në Tokë, ruajtjen e shërbimeve thelbësore të ekosistemit dhe trajtimin e problemeve klimaterike”, tha shefi i UNESCO-s, Audrey Azoulay. (Irma)