foto/VCG
Gratë përbëjnë 46 për qind të diplomatëve në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe 75 për qind të të punësuarve në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë, thuhet në një deklaratë të publikuar nga Ambasada e EBA-së në Turqi, në kuadër të Ditës së Gruas në vend, përcjell “ATSH”.
foto/VCG
Në deklaratë thuhet se presidenti i EBA-së, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mbështet praninë e grave në të gjithë sektorët.
“Dy të tretat e të diplomuarve në universitet në EBA janë gra dhe se rreth gjysma e femrave të diplomuara janë të specializuara në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, thuhet në deklaratë.
foto/VCG
Sipas të dhënave, 34 për qind e ekipit të misionit të eksplorimit të Marsit, 80 për qind e projektit të eksplorimit të hapësirës pa pilot të Agjencisë Hapësinore të EBA-së “Misbarul Emel” në Mars dhe 70 për qind e ekipit të Programit të Astronautëve të EBA-së janë gra.
Theksohet se gratë janë punësuar në 75 për qind të totalit të pozitave në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë në vend dhe se kanë të drejtën e përfaqësimit të lartë në platforma të ndryshme ndërkombëtare. (Irma)