foto/VCG
Presidenti kinez Xi Jinping uroi të premten Cynthia Alexandria Pratt për marrjen e detyrës si guvernatore e përgjithshme e Bahamasit.
Xi Jinping vuri në dukje se Bahamasi është një partner i rëndësishëm bashkëpunues i Kinës në rajonin e Karaibeve. Vitet e fundit, marrëdhëniet Kinë-Bahamas kanë ruajtur një vrull të mirë zhvillimi, besimi i ndërsjellë politik midis dy vendeve është konsoliduar vazhdimisht, bashkëpunimi praktik ka arritur rezultate të frytshme dhe miqësia mes dy popujve është thelluar më shumë. “Unë i kushtoj shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve Kinë- Bahamas dhe jam i gatshëm të punoj me guvernatoren Pratt për të nxitur raportet miqësore mes dy vendeve në një nivel të ri, në të mirë të dy popujve tanë”. (Fang Xiaoyu/Laçi)