Takohen kryeministrat e Greqisë dhe Itali, temë diskutimi energjia dhe emigracioni
2023-09-03 14:37:43

foto/VCG

foto/VCG

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, zhvilloi një takim në Athinë me homologen italiane, Giorgia Meloni. Temë diskutimi ishte thellimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve tashmë të forta greko-italiane, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe bashkëpunimit dypalësh për energjinë, si dhe emigracioni.

Po ashtu, në takim u trajtuan nismat e përbashkëta dypalëshe dhe brenda Bashkimit Europian, shkruan “Kathimerini”, citon “RTSH”.

Për çështjen e ngutshme të emigracionit të paligjshëm, të dy udhëheqësit u pajtuan për domosdoshmërinë e një politike të integruar europiane, duke theksuar rëndësinë e sigurisë kufitare dhe luftën ndaj rrjeteve të kontrabandës për t'i ndalur ikjet nga vendet e treta.

Lidhur me agjendën evropiane dhe diskutimet për rregullat e reja fiskale, Mitsotakis nënvizoi nevojën për të marrë parasysh përjashtimin e kostove të mbrojtjes nga llogaritjet e deficitit të vendeve anëtare të BE-së. (Irma)