foto/VCG
Një total prej 53.3 miliardë juanësh (7.3 miliardë dollarë) janë shpenzuar gjatë pesë viteve të fundit në një program special që synon punësimin e të diplomuarve për të dhënë mësim në shkollat rurale, tha Ma Hongbing, zëvendësdrejtor i Departamentit të Shkencës, Arsimit dhe Kulturës në Ministrinë e Financave.
Gjatë të njëjtës periudhë, qeveria qendrore ka investuar 2.1 miliardë juanë në inkurajimin e mësuesve të shkollave fillore dhe të mesme dhe mësuesve në pension për të dhënë mësim në zonat e varfra, rajonet etnike dhe zonat kufitare, tha ai në një konferencë shtypi, citon “China Daily”.
foto/VCG
30 miliardë juanë janë investuar në programin e ndihmës në pesë vitet e fundit, duke përfituar 1.3 milionë mësues çdo vit, tha ai.
Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës ka investuar 10.9 miliardë juanë që nga viti 2016 për të ndërtuar konvikte për mësuesit e zonave rurale.
foto/VCG
Sipas ekspertëve, më shumë se 280.000 konvikte janë ndërtuar dhe më shumë se 327.000 mësues ruralë kanë jetuar në konvikte, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e tyre të jetesës.
Parashikohet që rreth 52.300 të diplomuar të rinj universiteti pritet të punësohen për të dhënë mësim në shkollat rurale këtë vit, ndërsa mbi 17.000 mësues në zonat më të zhvilluara do të zgjidhen për të dhënë mësim në zona të largëta, etnike dhe më pak të zhvilluara. (Irma)