foto/VCG
Qeveria e Sllovenisë ka planifikuar të shpenzojë deri në 7 miliardë euro (7,6 miliardë dollarë) për rindërtimin pas përmbytjeve shkatërruese që goditën vendin e BE-së pothuajse një muaj më parë, deklaroi në Parlament kryeministri Robert Golob, përcjell “ATSH”.
foto/VCG
Ai theksoi se dëmi arrin vlerën e 4.7 miliardë eurove.
Shirat e dendur shkaktuan vërshimin e lumenjve në fillim të gushtit, veçanërisht në Slloveninë veriore dhe qendrore. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës shkaktuan dëme të mëdha. Fshatrat u evakuan, rrugët dhe shinat hekurudhore ishin nën ujë, qindra ura u përmbytën dhe ndërtesat e kompanive tregtare u shkatërruan.
“Rindërtimi synon të sigurojë më shumë mbrojtje kundër fatkeqësive natyrore të këtij lloji në të ardhmen”, tha Golob.
foto/VCG
BE-ja i ka premtuar Sllovenisë 400 milionë euro nga fondi i saj i solidaritetit.
Sipas BE-së, Sllovenia mund të tërheqë gjithashtu para nga fonde të tjera financimi të BE-së për të cilat ka të drejtë për rindërtim. (Irma)