Zona Pilot e Tregtisë së Lirë në Guangxi të Kinës nxit tregtinë e jashtme
2023-09-02 15:11:29

foto/VCG

foto/VCG

Zona Pilot e Tregtisë së Lirë në Guangxi të Kinës kishte regjistruar deri në korrik rreth 858 miliardë juanë (afro 120 miliardë dollarë amerikanë) importe dhe eksporte, që nga krijimi i saj në gusht 2019, thanë autoritetet lokale.

Tregtia e jashtme e trajtuar nga kjo zonë pilot arriti në 37.4 për qind të totalit të regjistruar nga Rajoni Autonom Guangxi Zhuang i Kinës jugore gjatë kësaj periudhe, u bë e ditur në një konferencë shtypi, citon “Xinhua”.

foto/VCG

foto/VCG

Zona pilot pati gjithashtu një përdorim aktual të akumuluar të kapitalit të huaj që tejkalon 1.47 miliardë dollarë amerikanë, që përbën 36.8 për qind të totalit të Guangxi. 

Prodhimi industrial bruto nga ndërmarrjet në Zonën Pilot të Tregtisë së Lirë në Guangxi është rritur nga 55.85 miliardë juanë në vitin 2020 në 100.55 miliardë juanë vitin e kaluar, me rritje mesatare vjetore prej 34.2 për qind. 

foto/VCG

foto/VCG

Që nga themelimi i Zonës së parë Pilot të Tregtisë së Lirë në Shangai në 2013, Kina ka krijuar gjithsej 21 zona të tilla pilot dhe Portin e Tregtisë së Lirë Hainan.  (Irma)